'Në librari', katër titujt për këtë fundjavë: 'Ikja nuk është fund', ‘Arbëreshët’,‘Mes djemsh’ dhe ‘Të pangjashmit’

28 Prill, 10:10| Përditesimi: 29 Prill, 10:59

  • Share

Titulli: “Arbëreshët – Shqiptarët e Italisë”
Autor: Fatmir Toçi
Shtëpia Botuese: “Toena”
Çmimi: 4500 lekë

Për Fatmir Toçin “Arbëreshët – shqiptarët e Italisë” është libri i jetës, ndërsa për studiuesit, botimi më i plotë dhe gjithëpërfshirës për këtë komunitet.  Në 18 kapituj të pasur me harta, ilustrime e 400 fotografi autori trajton vendbanimet, historinë, kulturën, ritet dhe objektet e kultit të trashëguara brez pas brezi në mbi 5 shekuj.

Titulli: “Mes djemsh”
Autore: Emma Noyes
Shtëpia Botuese: “Pegi”
Çmimi: 1200 lekë

Dramat që kanë shënjuar të kaluarën e tyre ‘ngrënë krye’ përmes mundimeve fizike e psikologjike, aq sa Xhini dhe Adriani, përpiqen ta mbajnë larg idenë e të dashuruarit. Por fatit nuk mund t’i shmangesh dhe ata i gjejnë rrugët e tyre të kryqëzuara. Mund ta mbështesin nëse nuk e shkatërrojnë njëri-tjetrin më parë. “Mes djemve” e Emma Noyes është një histori e jashtëzakonshme, e frymëzuar nga jeta personale e autores, sjellë në shqip nga Edlir Velaj. Një histori rreth dashurisë së vërtetë, por mbi të gjitha dashurisë për veten.

Titulli: “Ikja nuk është fund”
Autore: Klea Dhima
Shtëpia Botuese: “Toena”
Çmimi: 700 lekë

Klea Dhima përpiqet përmes vargjeve të udhëtojë drejt botës, në formën më të mirë të saj, asaj humane. Apo edhe ta pranojë e ta dojë edhe kur s’sështë e tillë. Vëllimi i saj i ribotuar “Ikja nuk është fund”, sjell ndjesitë, zhgënjimet, frikën e lëndimit e autores së re nga të qenit ‘tepër njerëzore’ e më tej, një himn dashurie për veten. Ky është botimi i dytë i Dhimës, ku reflekton thellësinë e mendimit, të ndikuar nga përvoja njerëzore, por edhe fakti që ka studiuar filozofi.

Titulli: “Të pangjashmit”
Autore: Thoma Nika
Shtëpia Botuese: “2M”
Çmimi: 1000 lekë

Njerëzit e zakonshëm kanë qenë subjekt i profileve dhe reportazheve të tij ndër vite. Në përballjen e tyre me realitetin, publicisti Thoma Nika gjen edhe të jashtëzakonshmen. Për botimin e tij “Të pangjashmit” përzgjedh 101 profile dhe histori të tilla njerëzore, kryesisht të zonës së Jugut dhe i sjell për lexuesit, veçmas për t’u zgjuar gazetarëve dëshirën për të lëvruar këtë zhanër të lënë në harresë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?