‘Në librari’/ Fizikantja Dyrnjaja, në shqip biografia e fenomenit ‘Feynman’: Ndikoi te unë! ‘Djaloshi autik’, autograf nga Jamarbri në Panair! Me ‘Arinjtë që duan të fluturojnë’, fëmijët si heronj

19 Nëntor 2023, 18:32| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 20:23

  • Share

 

Titulli: “Richard Feynman – Një jetë në shkencë”

Autorë: John & Mary Gribbin

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 1250 lekë

Për fizikanten-përkthyese Eva Dyrnjaja biografia e John dhe Mary Gribbin për nobelistin Richard Feynman që preku majat e shkencës, ka qenë frymëzuese. Qasja e tij ndaj studentëve, dashurisë, jetës, janë vetëm disa nga aspektet që e bëjnë këtë personalitet, të rritur në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore,  krahas intelektit fenomenal, thellësisht njerëzor.

Titulli: “Djaloshi autik”

Autor: Jamarbër Hoxha

Shtëpia Botuese: Toena

Çmimi: 500 lekë

Në lutjet e tij ka shpresë dhe jetë. Ka ëndrra, dëshira, ndjesi autike, përsiatje në realitetin që na rrethon, deri edhe britma në poezitë e prozën e Jamarbër Hoxhës. Libri i tij i dytë “Djaloshi autik” është një rrugëtim letrar në botën speciale të 12-vjeçarit, që reflekton dashurinë për dijen, mitologjinë, anglishten me të cilën thurr vargje për erën, qiellin e lirinë. Leximet dhe të shkruarit përbëjnë grimca lumturie për Jamarbërin, njësoj si autografet që jep gjatë Panairit të Librit, në një dite me Kadarenë, i cili i sjell frymëzim.

Titulli: “Arinjtë duan të fluturojnë”

Autore: Rovena Rrozhani

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 850 lekë

Rovena Rrozhani zgjon ndjeshmërinë e vogëlushve ndaj mbrojtjes së kafshëve e mjedisit. Arushi Tom i “Lëndinës së Arushve” , në botimin më të fundit të saj “Arinjtë duan të fluturojnë” vjen i rritur e në rolin e babait, por përballet sërish me rrezikun e trafikantëve... Atëherë autorja, i nxit vogëlushët t’i duan, t’i mbrojnë të drejtat e kafshëve dhe pse jo të jenë heronjtë e tyre.

Titulli: “Richard Feynman – Një jetë në shkencë”

Autorë: John & Mary Gribbin

Shtëpia Botuese: Mediaprint

Çmimi: 1250 lekë

Për fizikanten-përkthyese Eva Dyrnjaja biografia e John dhe Mary Gribbin për nobelistin Richard Feynman që preku majat e shkencës, ka qenë frymëzuese. Qasja e tij ndaj studentëve, dashurisë, jetës, janë vetëm disa nga aspektet që e bëjnë këtë personalitet, të rritur në kohën e Depresionit të Madh dhe mes stuhisë së Luftës së Dytë Botërore,  krahas intelektit fenomenal, thellësisht njerëzor.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?