‘Në Librari’/ 'Burgu i shëndetit', libri që 'shpëton' jetë! 'Zgjohu kërshëri' nga Valbona Banka! “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, fitoi 'Oscar' si film!

1 Tetor 2023, 08:08| Përditesimi: 1 Tetor 2023, 08:21

  • Share

Titulli: “Burgu i shëndetit”
Autor:
Altin Joka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 1500 lekë

Niset nga përvoja personale nutricionisti Altin Joka, për t’u shpjeguar lexuesve peshën jetike të të ushqyerit shëndetshëm, veçmas në një vend si Shqipëria ku ndërgjegjësimi mungon. Jeta e tij, kur as medikamentet nuk po funksiononin, mori kthesë kur nisi të kuptojë se çfarë duhet të eliminonte nga dieta e tij, e cilat ushqime të konsumonte. E rrëfen në librin “Burgu i shëndetit”, ku tenton të informojë, mbi risqet e industrisë së ushqimeve të përpunuara e  të orientojë lexuesit drejt ushqimeve të shëndetshme. Botimi i Jokës, siç thotë, është një manual parandalues i shumë sëmundjeve, pasi ne jemi ç’ka hamë!

Titulli: “Zgjohu kërshëri”
Autor:
Valbona Banka
Shtëpia Botuese: “Mediaprint”
Çmimi: 700 lekë

Janë skeptikë fëmijët mbi kthimin në vendlindje. Pas një kohe të gjatë largimi, nuk dinë se ç ‘mund t’u ofrojë Fshati i Bekuar, ku janë rritur prindërit e jetojnë gjyshërit e tyre. Atëherë shkrimtarja Valbona Banka tenton t’u zgjojë kërshërinë, e u zbulon ngadalë magjinë e natyrës, të lojërave të dikurshme, shijen e pakrahasueshme të ushqimeve bio, por mbi të gjitha rëndësinë e raporteve të shëndetshme me të afërmit e miqtë. Një rrëfim plot humor e batuta, shprehje që pasurojnë fjalorin e ilustrimet e Sindi Alit, ku natyrisht Banka përmes librit të saj i thotë ‘Zgjohu kërshëri’ edhe leximit. 

Titulli: “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”
Autor
: Charlie Mackesy 
Shtëpia Botuese: “Botart”
Çmimi: 1500 lekë

Është konsideruar si “Princi i vogël” i ditëve të sotme.  Libri “Djali, urithi, dhelparani dhe kali”, me autor dhe ilustrues Charlie Mackesy  vjen në shqip nga përkthyesi Sokol Mici. Mësimet filozofike të përcjella përmes dialogëve të 4 personazheve, dhe 100 ilustrimeve, kanë pushtuar mediet sociale, ndërsa përralla që të zhyt drejt vlerave të mirësisë, pafajësisë , dashurisë e raporteve miqësore, e ekranizuar, fitoi çmimin ‘Oscar’. Një libër për të gjitha moshat, që zbut zemrat dhe urtëson mendjet.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?