Në Librari/ Alban Reli sjell nga hebraishtja ‘Vetëm një natë Markoviç’! Misteri 70-vjeçar te ‘Ëmbëlsia e harresës’! Kthimi i ‘Arbër&Epiriotëve’ në shqiptarë

23 Korrik 2023, 14:04| Përditesimi: 23 Korrik 2023, 14:28

  • Share

Titulli: “Vetëm një natë Markoviç”

Autor: Ayelet Gundar-Goshen

Shtëpia Botuese: “OMBRA GVG”

Çmimi:1400 lekë

Me mbi dy dekada njohje me hebraishten e gjuhë të tjera, Alban Reli sjell në shqip, romanin e tretë nga kjo gjuhë . “Vetëm një natë Markoviç” i autores bashkëkohore Ayelet Gundar-Goshen i jep lexuesit një sfond historik nga epoka e krijimit të Izraelit e deri në ditët e sotme duke e gërshetuar me ngjarje intime të rrëfyera me sensualitet e humor të kultivuar, ku shpaloset dëshira por edhe obsesioni për të dashuruar. Në vigjilje të Luftës së Dytë Botërore, 20 të rinj nisen nga Palestina drejt Evropës. Në pritje janë njëzet vajza, që ndonëse të huaja do të jenë nuset e tyre të ardhshme për t’i shpëtuar kërcënimit të nazismit. Në përfundim të misionit çiftet do të duhet të divorcohen, por me protagonistin Markoviç ndodh ndryshe.

Titulli: “Ëmbëlsia e harresës”

Autor: Kristin Harmel

Shtëpia Botuese: “Mediaprint”

Çmimi:1300 lekë

Autore e 15 romaneve, “Ëmbëlsia e harresës”, i sjellë në shqip nga Maniela Sota është libri që i dha famën më të madhe Kristin Harmel. Kur biznesi, ëndrrat, uniteti i famijes së Hope janë në zgrip, jeta e 36-vjeçares merr kthesë. Me një listë emrash në dorë ajo niset drejt Francës për të zbuluar një mister shtatëdhjetëvjeçar. Një histori tragjike e lidhur me të parët e saj hebrenj, ku ngjarjet, ndërtuar mbi fiction-in dhe referenca historike  në panoramën e Luftës së Dytë Botërore flasin edhe për Shqipërinë.

Titulli: “Përse u kthyen arbër & epirotët në shqiptarë”

Autor: Pirro Prifti

Shtëpia Botuese: “Jozef”

Çmimi:1200 lekë

Në vazhdën e botimit të librave historikë studiuesi Pirro Prifti synon që me librin “Përse u kthyen Arbër & Epirotë në Shqiptarë”, të ballafaqojë të dhëna nga burime të ndryshme historike. Cilat qenë lëvizjet brenda vendit por edhe prurje osmane që sipas tij ndikuan në këtë ndryshim dhe zonat ku më së shumti këto koloni u vendosën. Autori tenton të  dritë gjithashtu mbi ato pjesë të popullatave fqinje si serbe apo greke që sipas tij kanë prejardhje arbër & epiriote. Vëmendje të veçantë, mes kapitujve,  i kushton sjelljes së tezave mbi eshtrat e Skënderbeut.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?