"Ne lekët duam, s’më intereson ca binë ata të kuqe a të bardhë..." Bisedat e trafikantëve në kamion: Me i marr 10 kile për 2 mijë i thonë 20 mijë euro!

28 Qershor 2023, 16:21| Përditesimi: 28 Qershor 2023, 16:43

  • Share

1687963156_Screenshot4.jpg

Gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, në dosjen e siguruar nga Report TV shkruhet se dyshohet se Artur Sulaj arrinte të siguronte lëndën narkotike te llojit kokainë dhe heroinë në territorin e Shqipërisë dhe më pas organizonte trafikimin drejt vendeve të BE-së duke e realizuar transportin me kamionë.

Gjatë përgjimit ambiental në kamion që mban datë 1 qershor 2021 mes Sulo Pajo dhe Artur Sulajt flitet për drogën dhe se do të merrnin 20 mijë euro  

Artur Sulaj: Ska ndonjë metër ke dera? Që të kisha mat vendin  se  me i marr 10 kile  për 2 mijë euro i thone 20 mije euro o burre! A e ke parasysh moos!

Sulo Pajo: He?

...

Artur Sulaj: Eshte pa frike po mo nji 20 kilshe do ta marri kjo

Sulo Pajo: Do të nisesh në Turqi me këtë tani, me këtë?

Artur Sulaj: Pooo

Sulo Paja: Me të kuqe të tjerët e bien!

Artur Sulaj: Ne lekët duam, s’më intereson ca binë ata, lekë duam ne, po ndoshta është dhe e bardhë dimë gjë ne, se të bardhën po e çojnë ande jo të kuqen!

 Sulo Paja: E pra prandaj them! Po qe e bardhë e ka paketuar bukur

Artur Sulaj: E pra preciz paketimi, preciz  q*** robt
 


Lajmi kryesor:

'Ta provojmë një herë Turqinë o burrë...' Përgjimet që zunë mat trafikantët e drogës, Report TV zbardh dosjen e operacionit 'Nga bregu në breg'


S.G//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?