Municioni luftarak i sekuestruar dhe sasia e kanabisit e gjetur

Në ‘Land Rover’ me kanabis, arrestohet 21 vjeçari në Korçë! Në pranga edhe shpërndarësi i drogës, pasagjer në makinë (EMRAT)

22 Shkurt 2023, 14:19| Përditesimi: 22 Shkurt 2023, 14:29

  • Share

Dy persona janë arrestuar nga policia e Korçës ditën e sotme nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike dhe mbajtjen e armëve pa leje. Arrestimi i tyre është bërë në një makinë të tipit 'Land Rover'. 

Në pranga ka rënë 21 vjeçari i identifikuar si Neli Demçe i cili u kap duke drejtuar makinën pa leje dhe pas kontrollit iu gjet edhe një sasi kanabisit. Policia arrestoi gjithashtu edhe pasagjerin, Elis Kambo, 36 vjeç i cili dyshohet se i kishte shitur lëndën narkotike të riut.

Pas kontrollit të bërë në banesën e 36 vjeçarit, u gjet një tjetër sasi droge dhe municion luftarak që u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?