Alban Zeneli ish-deputet i PD

Në kulmin e tensioneve politike në opozitë, ish-deputeti i PD kërkesë Metës: Dekreto zgjedhjet e pjesshme vendore

12 Janar 2022, 22:08| Përditesimi: 12 Janar 2022, 22:24

  • Share

Në kulmin e tensioneve politike në opozitë, ish-deputeti i Partisë Demokratike Alban Zeneli i kërkon presidentit Ilir Meta që të dekretojë sa më parë një datë zgjedhjesh të pjesshme vendore. Duke u nisur edhe nga seanca e pritshme që do të mbajë Gjykata Kushtetuese me kërkesë të parlamentit për shkarkimin e presidentit Ilir Meta më datë 18 janar, Zeneli i kërkon presidentit një datë për zgjedhjet, dhe shton se 11 dhjetori i Berishës, 18 dhjetori i Bashës, apo edhe protesta e 8 janarit do të kenë më shumë vlerë nëse presidenti do dekretojë zgjedhje të pjesshme vendore.

‘Datat kane rendesi historike  e arsyet jane te ndryshme duke filluar nga festat e pagane, fetare, historike por dhe ato me sfond nga politika apo te grupeve etnike e sot dhe ato data me grupe te caktuara me prirje te reja kundrejt te drejtave te familjes e percaktimit seksual. Por opinioni publik njohu data si 11 e 18 dhjetori 2021, e 8 janari 2022, te treja per te treguar se pavaresisht pritshmerive, asgje nuk ka ndryshuar. Para tyre, kemi nje Opinion te ndare ne baze te preferencave politike te interesave e ne fund te tifozllekut qe ne e kemi me teprice.

Keto data normal qe kane rendesine e tyre e nuk dua te analizoj as “humbesit” e “fituesit”, kategori qe ndoshta jane, por ajo qe me shqeteson eshte memorja e shkurter qe ne shqiptaret kemi ne lidhje me datat. Ka filluar viti i trete i zgjedhjeve vendore te 2019 e po afrohet mbarimi i mandatit te drejtuesve “Iegjitim” pa “legjitimitet” sipas raportit te VENEZIA-s dhe 5-6 njesi, nuk e kane as kete “legjitimitet “ te “palegjitimuar” por jane ne kundershti absolute me ligjin, vullnetin e qytetareve dhe me vendimin e GJK. Me date 18.01.2022 eshte seance ne GJK me kerkese te Parlamentit, per shkarkimin e Presidentit te Republikes.

I bej thirrje kreut te shtetit, qe pavaresisht mendimit si President i Republikes e pavaresisht dekreteve te tij te "ligjshme“ a te “pa ligjshme“ te ushtroje detyren e te dekretoje mundesisht brenda dates 18/01/2022 zgjedhjet e pjeshme ne ato bashki ku qytetaret jane te paperfaqesuar per arsye nga me te ndryshmet, duke filluar nga i ndjeri qe humbi jeten e deri tek ish te zgjedhur te denuar nga organet ligjzbatuese perendimore, qe humben postin per shkak te dekriminalizimit. Datat 8,11,18 qe kaluan, kane rendesine e simboliken e tyre por data 18/01/2022 do te kete dhe me shume vlere nese Presidenti i Republikes do te dekretoje zgjedhjet e pjesshme vendore. Me pas, do te shohim dhe teatrin e forcave politike te aktoreve te rinj e te vjeter e nuk do te kemi lufte per vula por do te jene qytetaret e ketyre bashkive qe do te thone fjalen e tyre. Rama, Berisha, Basha, Kryemadhi, Mediu, Patozi, NISMA e subjekte politike apo individe kane te drejten te konkurojne e do kemi nje vullnet real te njerezve se kujt i besojne per ti qeverisur. Zoti President! Dekreto zgjedhjet e pjesshme vendore!’- shkruan Alban Zeneli.

8 janari shënoi një ngjarje dramatike për Partinë Demokratike por edhe për imazhin e vendit. Mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha sulmuan selinë e Partisë Demokratike me vare e çekiçë duke thyer dyert e blinduara dhe dritaret e godinës. U desh ndërhyrja e policisë që situata të qetësohej. Kryesia e PD vendosi përjashtimin e Sali Berishës dhe 8 anëtarëve të tjerë që ishin pjesë e Komisionit të Rithemelimit, Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën. Gjithashtu janë pezulluar 19 anëtarë të PD-së deri në distancimin e tyre nga dhuna. Në mbledhjen e së hënës në darkë Kryesia e PD ka përjashtuar përgjithmonë nga partia Sali Berishën dhe 8 anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. Pas 8 orësh mbledhje, kryesia e selisë blu ka përjashtuar Bujar Nishanin, Flamur Nokën, Albana Vokshin, Edmond Spahon, Arben Ristanin, Rigels Muçollari, Klevis Balliun dhe Keltis Krujën.  

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?