Luiz Ejlli

‘Në kuadër të dashurisë’, Luiz Ejlli performon live në sheshxhirimin e filmit

4 Korrik 2023, 14:00| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 14:03

  • Share

Gjatë xhirimeve të filmit ‘Në kuadër të dashurisë’, këngëtari i njohur Luiz Ejlli, i cili është edhe pjesë e  një kasti aktorësh dhe personazhesh të njohur performoi live në filmin komedi romantike.

‘Në kuadër të dashurisë’, ka bërë bashkë dy protagonistët e këtij edicioni të ‘Big Brother Vip’, Luiz Ejllin dhe Olta Gixharin , të cilët janë pozicionuar në rolet kryesore.

Filmi “Në kuadër të dashurisë” do të jetë një komedi romantike, ku nuk do të mungojnë të qeshurat, por as lotët. Filmi shfaq një histori dashurie në kohët moderne që ndërlidh jetët e dy njerëzve dhe të familjeve të tyre.

Filmi është duke u xhiruar momentalisht në qytetin e Korçës dhe nga sheshxhirimet një video ka qarkulluar, ku shfaqet këngëtari Luiz Ejlli duke performuar live.

Herë pas here janë zbuluar pak nga prapaskenat e xhirimeve të këtij filmi që ka ndezur jo pak kuriozitetin e të gjithë publikut.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?