Në Kroaci Ballkanit i vlen vetëm fitorja, Daja: Dinamo Zagreb shumë e fortë, por s'dorëzohemi

14 Dhjetor 2023, 12:05| Përditesimi: 14 Dhjetor 2023, 14:32

  • Share

Ballkani i Ilir Dajës do luajë sonte një ndeshje jetë a vdekje në Kroaci kundër gjigandëve të Dinamo Zagreb, me synimin e vetëm fitoren, pasi çdo rezultat tjetër i eliminon në fazën e grupeve të Conference League. Suharakasit ndeshjen vendimtare e luajnë në stadiumin Maksimir në orën 21:00, ndërsa fati i tyre do jetë i varuar gjithashtu edhe nga ndeshja tjetër e grupit që luhet në Çeki. Plzen-i i kualifikuar duhet të mos humbasë përballë Astana-s.

“Përballë kemi një kundërshtar me goxha eskpeirencë dhe shumë i fortë pavarësisht se e kemi fituar ndeshjen e parë në Prishtinë. Na pret një ndeshje e vështirë, por nuk kemi çfarë humbim dhe do luajmë gjithçka për gjithçka,”-u shpreh Ilir Daja, trajneri i Ballkanit.

“Ëstë kënaqësi e madhe për të luajtur në Zagreb, por nuk kemi ardhur për shëtitje. Duam të marrim tre pikët e të kthehemi në Prishtinë,”-tha Gentrit Halili, futbollist i Ballkanit.

Ballkani mban vendin e fundit në grup me katër pikë, po aq sa Astana e vendit të tretë, ndërsa Dinamo Zagreb ka dy pikë më shumë. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në Prishtinë, Ballkani bëri surprizën e madhe duke fituar me shifrat 2-0.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?