Ivan Gvozdenovic, trajneri i Skënderbeut

Në Korçë rikthehen dy titullarët, Gvozdenovic: Kundër Dinamos mendoj tri pikët

20 Shkurt, 18:23
  • Share

Skënderbeu dhe Dinamo luajnë nesër në orën 17:00 për javën e 20-të, duel i prapambetur në Superligë. Në Korçë janë besimplotë për tri pikë dhe diçka të tillë e ka përforcuar edhe trajneri Ivan Gvozdenovic.

Serbi i korçarëve flet për dy rikthimet dhe dy fitoret radhazi, ndërsa mendon sesi të luajnë bukur dhe të fitojnë pikë.

"-Dy javë, 6 pikë për Skënderbeun. Skuadra ka gjetur ritmin?

Deri tani mund të them po. Dy javë me 6 pikë janë shumë mirë, kundër Kukësit dhe Erzenit, dy skuadra që ishim afër me pikë, për Kukësi ishte ndoshta një tren i fundit dhe vështirë, pastaj jashtë vështirë kundër Erzenit. Jam i kënaqur me 6 pikët, patjetër jemi tani sërish në një rrugë të duhur, nesër kemi një ndeshje delikate, shumë e rëndësishme për ne. Kemi prapë nevojë për pikë, jemi afër, po mbaron faza e 3-të. Çdo ndeshje për ne është shumë e rëndësishme.

- Çfarë e bën delikate këtë ndeshje me Dinamon?

Delikate sepse Dinamo është në një formë të mirë. 4-5 javët e fundit nuk kanë humbur asnjëherë, kanë fituar kundër Partizanit, barazim me Laçin janë në formë të mirë dhe është delikate. Është kundërshtar i fortë, por edhe ne jemi në formë të mirë dhe mendoj se nesër do të jetë një ndeshje e bukur.

- Fakti që luajmë në shtëpi, avantazh?

Ndoshta është pak avantazh, jemi në Korçë, nesër kemi atmosferë të mirë nga tifozët.

- Rikthehen dy titullarë në skuadër.

Është plus patjetër. Shaqe e Pecani janë jashtë, Donfur e Lici janë gati, sot është stërvitje e fundit dhe vendosim për formacionin.

- Fitorja ju shkon në mendje?

Mendoj përherë për fitoren. Edhe me Erzenin menduam bashkë për fitoren, nesër mendojmë të gjithë bashkë për fitoren.

- E mendoni largimin nga kategoria apo ashensori në ngjitje tanimë?

Javë per javë mendojmë, si do luajmë bukur, si të marrim pikët, nuk mendojmë shumë poshtë apo lart. Tani jemi qetë, edhe nesër flasim për Dinamon, mbas Dinamon flasim për tjetër gjë", tha Ivan Gvozdenovic.

Pas 23 ndeshjeve të luajtura, Dinamo me 32 pikë mban vendin e pestë në renditje, teksa me një pikë më pak (31) Skënderbeu pozicionohet i gjashti.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?