Në kohën e mbretit Zog, akademiku sjell me zë e figurë videon e rrallë: Nga jugu në veri, si këndohej himni kombëtar në 1929-ën

17 Mars 2022, 19:49| Përditesimi: 17 Mars 2022, 19:51

  • Share

TIRANË- Akademiku dhe etnomuzikologu Vasil Tole ka publikuar një filmim të rrallë të 93-viteve më parë. Në të, një grup polifonik këndon Himnin Kombëtar, ndërsa në fund brohoritet njëzëri “Rroftë Shqypnia!”.

Kujtojmë që në këtë kohë Shqipëria udhëhiqej nga mbret Ahmet Zogu, dhe në sfond të videos, vijnë edhe grimca të asaj periudhe.

 “Në 150 vjetorin e lindjes së Asdrenit kemi kënaqësinë t'ju paraqesim për të parën herë Himnin Kombëtar "Rreth flamurit të përbashkuar", të kënduar me zë dhe figurë, në një filmim të rrallë që i takon vitit 1929. Grupi i veshur me veshje popullore kombëtare, nga jugu në veri këndon Himnin Kombëtar me thjeshtësi e bukuri mahnitëse”, shkruan Tole.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?