Ervis Martinaj

Në kërkim si ‘i gjallë apo i vdekur’, Ervis Martinaj ‘shfaqet' në Gjykatën e Lartë, i refuzohet ndryshimi i masës

2 Mars 2023, 14:38| Përditesimi: 2 Mars 2023, 17:43

  • Share

TIRANË- Ervis Martinaj prej muajsh është në qendër të opinionit publik, që prej 9 gushtit të vitit të kaluar kur familja denoncoi zhdukjen e tij. Por teksa të gjithë janë në kërkim të tij, të gjallë apo të vdekur, emri i tij është lakuar sot në Gjykatën e lartë.

Institucioni më i lartë i sistemit gjyqësor në vend ka marrë vendimin për t’i refuruar ndryshimin e masës së sigurisë, e marrë në vitin 2018.

Ervis Martinaj është një prej njerëzve më të njohur të botës së krimit në vend. Ai është konsideruar si një nga njerëzit më të rrezikshëm në Tiranë, i akuzuar për vrasje dhe i dyshuar për disa ngjarje të rënda, që kanë tronditur kryeqytetin. 

Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe policia ka kryer disa kontrolle në kërkim të tij në qytete të ndryshme, operacione të cilat janë mbajtur diskrete. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zgjedhur që të përgjigjet shkurt mbi hetimet pë zhdukjen e tij duke thënë se janë në rrugë të mbarëpor nuk ka asnjë përgjigje nëse Martinaj është gjallë apo jo, por këto kontrolle mund të jenë një shenjë se grupi hetimor nuk ende asnjë provë për vdekjen e tij.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?