Foto ilustruese

Në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, policia greke arreston dy shqiptarë në Janinë dhe Igumenicë

1 Dhjetor 2022, 20:03| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 20:06

  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policitë e Janinës dhe Igumenicës gjatë mbrëmjes së djeshme. Njëri prej tyre ishte i shpallur në kërkim nën akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë. Vënia e tij në pranga u bë e mundur nga policia e Janinës, shkruajnë mediat greke

Ndërsa në orët e para të ditës së sotme një tjetër shqiptar është arrestuar nga policia e Igumenicës pasi ishte shpallur në kërkim për grabitje dhe armë pa leje. Shqiptari identiteti i të cilit nuk bëhet me dije, ishte i dënuar me 4 vite e 3 muaj burg dhe gjobë prej 800 eurosh.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?