Në kërkim për vrasje në Maqedoni, arrestohet 45-vjeçari në Portin e Durrësit! Tentoi të kalojë kufirin me pasaportën e një serbi

10 Tetor 2023, 10:19| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:49

  • Share

DURRËS- Një 45-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi ishte i shpallur në kërkim në Maqedoni për vrasje. Ai tentoi të kalonte kufirin shqiptar me një pasaportë të një shtetasi serb, por është pikasur nga Policia Kufitare.

Në pranga ka rënë Djegniz Sejdi alias Djengiz Iseini. Autoritetet në Maqedoni i kishin vendosur masën “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja". Ai tentoi të kalonte kufirin me një pasportë të një serbi me rekorde kriminale, që kishin ngjashmëri në tipare.

“Ky shtetas ka tentuar të dalë nga Republika e Shqipërisë dhe t’iu shmanget autoriteteve, duke përdorur një pasaportë me ngjashmëri, të një shtetasi nga Serbia, me rekorde kriminale. Pas verifikimeve të thelluara të kryera nga Policia, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka rezultuar ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet e RMV-së, pasi Zyra e Prokurorisë i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale "Vrasja", parashikuar nga Kodi Penal i këtij shteti”, njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët, vijon procedurat për ekstradimin e 45-vjeçarit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?