Në kërkim për vrasje, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 34-vjeçari

25 Prill, 09:53| Përditesimi: 25 Prill, 10:06

  • Share

Një 34-vjeçar është ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, pasi ndaj tij është caktuar masa ‘arrest me burg’.

Sipas policisë D.H në vitin 2009 në Elbasan, dyshohet se në bashkëpunim me dy të tjerë ka vrarë R.R.

‘Ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar, shtetasi D. H., 34 vjeç. Gjykata e Elbasanit, me vendimin e datës 21.01.2024, i ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, pasi në vitin 2009, në Elbasan, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, dyshohet se ka vrarë shtetasin R. R.’- njofton policia.

Po ashtu është ekstraduar nga Greqia Leodin Rungo, 44 vjeç.

'Gjykata e Apelit Korçë, me vendimin e datës 15.02.2019, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".'- njofton policia.
 

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?