EMRI/ Dhunoi 64-vjeçarin pas sherrit për shezlongët dhe i vuri eksploziv banesës së mikut të tij, arrestohet ish-futbollisti në Shkodër

8 Janar, 09:56| Përditesimi: 8 Janar, 10:23

  • Share

SHKODËR- Saedet Myftija, ish-futbollist i Tërbunit, i shpallur në kërkim për dy ngjarje të rënda kriminale të ndodhur në verën e vitit të kaluar në Velipojë është arrestuar nga policia e Shkodrës në bashkëpunim me atë të Lezhës.

28-vjeçari në 30 maj të vitit të kaluar, bashkë edhe më një ish-futbollist të Vllaznisë Zabit Mehmedajn, dhunoi me mjete të forta një 64-vjeçar, pas sherrit për hapësirën për vendosjen e shezlongëve në plazhin e Velipojës.

Rreth një muaj më vonë, megjithëse ishte në kërkim nga policia, 28-vjeçari nuk u ndal dhe i vendosi tritol banesës së të afërmit të 64-vjeçarit S.H, të cilin e kishte dhunuar.

Mëngjesin e 29 qershori, Saedet Myftija, vuri një sasi të vogël eksplozivi në garazhin e banesës së Agim Urajt, në lagjen “10 korriku” në Shkodër. Nga shpërthimi, dëmet në garazhin e 52-vjeçarit ishin vetëm materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Vjedhja”. 28 vjeçari, banues në Shkodër është arrestuar në kuadër të operacionit ‘Sundimi i Ligjit’.

1704704594_seadetmyftija.jpg

 

Seadet Myftija

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Calceto: 08/01/2024 10:10

    I mungon vetem vrasja dhe esht i kompletuar. Kshu si ka bere ky do e gjej ndonje qe tia thyej turinjt

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?