Foto ilustruese

Në kërkim për transportimin e 16 emigrantëve drejt Malit të Zi, arrestohet në Lushnjë 48-vjeçari

5 Shkurt 2023, 10:45| Përditesimi: 5 Shkurt 2023, 11:55

  • Share

Është kapur nga policia një 48-vjeçar në Lushnjë për transportimin e emigrantëve ilegalisht në kufi. Bëhet fjalë për Artan Gjylën, i cili ishte shpallur në kërkim që prej ditës së djeshme.

Ai akuzohet për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Gjylën dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

48-vjeçari iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?