Foto ilustruese

Në kërkim për transport të emigrantëve të paligjshëm, arrestohet pas 5 muajsh në arrati 29-vjeçari në Gjirokastër

26 Tetor 2023, 15:37| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 15:39

  • Share

Një 29-vjeçar, i shpallur në kërkim për transportim të emigrantëve të paligjshëm është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër.

Në pranga ka rënë L. Gj., 29 vjeç, banues në Dibër.

Mësohet se, Gjykata e Shkallës së Parë Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi rreth 5 muaj më parë kishte bashkëpunuar me 3 të tjerë, për të transportuar nga Saranda në Memaliaj, disa emigrantë, me qëllim kalimin ilegal të kufirit.

“Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër i ka caktuar 29-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, pasi më datë 17.05.2023, dyshohet se ka bashkëpunuar më 3 shtetas të tjerë, për të transportuar 4 emigrantë nga Banglandeshi, që ata të kalonin kufirin, në kundërshtim me ligjin”, njofton policia

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?