Në kërkim për trafik droge dhe mashtrim me kredi, pranga 3 të shpallurve në kërkim

12 Shkurt 2022, 09:24| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 09:35

  • Share

3 persona janë arrestuar pasi janë shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Pas marrjes së informacioneve, policia zhvilloi operacionin e koduar "Horizonti", ku u vuri prangat Përparim Smirës, Erjon Hebeja dhe Ronard Kovaçi të shpallur në kërkim kombëtar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mashtrimi në kredi".

Arrestohet Përparim Smira, 53 vjeç, banues në Hoxharë, Fier, i cili është dënuar me arrest ne burg në 2021 për "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". Në banesën e tij u gjetën 10 kg lëndë narkotike kanabis gati për t'u shitur.

Në pranga u vu edhe Erjon Hebeja, 41 vjeç, banues në Hamil, Fier, pasi Gjykata e Apelit Vlorë ka caktuar masën "Arrest me burg" për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike".

Policia arrestoi edhe Ronard Kovaçi, 23 vjeç, banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan më 2 shkurt 2022 ka caktuar për këtë shtetas masën "Arrest me burg" për veprën penale "Mashtrimi në kredi". 23-vjeçari në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë janë prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, duke mashtruar 65-vjeçarin R. B., duke i kërkuar një shumë parash.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?