Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat

11 Prill, 10:18| Përditesimi: 11 Prill, 10:22

  • Share

Në kërkim për shitje dhe prodhim narkotikësh, pranga 45-vjeçarit në Berat

Një 45 vjeçar është arrestuar nga policia e Beratit, pasi ishte shpallur në kërkim për shitje të narkotikëve.

Në kuadër të kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit" policia ka bërë të mundur kapjen e 45-vjeçarit Marjus Marini në lagjen "Muzakaj", Berat.

Gjykata e Apelit në Vlorë, e ka dënuar shtetasin, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve". 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?