Foto ilustruese

Në kërkim se transportonte emigrantë të paligjshëm kundrejt parave, arrestohet 25-vjeçari në Gjirokastër! Në pranga edhe dy bashkëpunëtorët e tij

8 Gusht 2023, 10:37| Përditesimi: 8 Gusht 2023, 10:39

  • Share

GJIROKASTËR- Tre persona janë arrestuar në Gjirokastër, pasi transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt parave. Policia ka arrestuar një 25-vjeçar, G.M., i cili ishte shpallur në kërkim më datë 23.07.2023, pasi ka transportuar 8 emigrantë të paligjshëm kundrejt 500 eurove.

Policia një ditë më parë ka vendosur në pranga edhe 2 bashkëpunëtorët e tij, A. B. dhe A. K. të cilët monitoronin rrugën ku kalonte automjeti me emigrantët, për të shmangur patrullat e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?