Foto ilustruese

Në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 45-vjeçari në Korçë

24 Tetor 2023, 15:34| Përditesimi: 24 Tetor 2023, 15:36

  • Share

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 1” u arrestua A. Xh.

Gjykata e Korçës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për 45-vjeçarin, pasi akuzohet për përfshirje në shitjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike.

“45-vjeçari ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor antidrogë të koduar “Knock down 1”, të finalizuar më datë 19.04.2022, nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Korçë, për veprime të mëtejshme.   

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?