Foto ilustruese

Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, pranga 35-vjeçarit në Elbasan

15 Prill, 10:44| Përditesimi: 15 Prill, 10:48

  • Share

Një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ka rënë në prangat e policisë. 35-vjeçari Sokol Bërdëllima u arrestua në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, ndërsa ishte në kërkim për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".  

“Si rezultat i veprimeve operacionale të kryera intensivisht nga Policia e Elbasanit, në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", dhe i hetimeve të ndjekura me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që prodhojnë dhe/ose shesin lëndë narkotike, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Elbasan ndaluan shtetasin S. B., 35 vjeç, banues në Gramsh, i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit "Tempulli 2", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.         

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Show: 15/04/2024 12:21

    Po cfare kapje thoni ju,ai do kete ardhe me deshire se do te fitoj nga amnistia deri ne 4 vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?