Foto ilustruese

Qytetarët bashkëpunojnë me policinë...tregojnë vendndodhjen e të riu, kapet pas 2 javësh në kërkim vlonjati

22 Prill 2020, 08:52| Përditesimi: 22 Prill 2020, 08:58

  • Share

VLORË- Një 36-vjeçar i cili ishte prej mëse një jave në kërkim për plagosje, është arrestuar ditën e sotme. Në pranga nga rënë Ermal Sherifaj, 36 vjeç, banues në Radhimë, ndaj të cilit rëndojnë akuzat për veprat penale "Kanosja", "Plagosja e lehtë me dashje" dhe "Armëmbajtja pa leje". Kanë qenë qytetarët ato që kanë dhënë informacione mbi vendodhjen e të riut. 

Referuar njoftimit zyrtar të uniformave blu, 36-vjeçari dyshohet të jetë një nga autorët e implikuar në ngjarjen e ndodhur më 8 prill, në aksin rrugor Radhimë-Orikum, ku në bashkëpunim me një person tjetër, ka plagosur lehtë me armë zjarri D. K..

Ndaj tij, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" dhe materialet do t’i referohen Prokurorisë së Vlorës, për veprime të mëtejshme.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qytetari Vlonjate: 22/04/2020 09:03

    Bravo qytetarisë Vlonjate, bajgat e kanë vendin në burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?