Foto ilustruese

Në kërkim për organizim të lojërave të fatit, kapet dhe vihet në pranga 26-vjeçari në Malësinë e Madhe

12 Janar 2023, 13:05| Përditesimi: 12 Janar 2023, 13:09

  • Share

Lidio Gojçaj, 26-vjeç është arrestuar në Malësinë e Madhe pasi ishte i shpallur në kërkim për përfshirjen e tij në aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit.

I riu banues në fshatin Jubicë, Malësi e Madhe akuzohet veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”,

Arrestimi i tij ishte në kuadër të operacionit policor “Poker 6”, të zhvilluar në muajin dhjetor të vitit 2022, në lokalin e tij janë gjetur 1 tavolinë pokeri dhe 3 makineta që përdoreshin për lojëra fati.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime te mëtejshme.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?