Në kërkim për ndërtim pa leje të pallatit 7 katësh, biznesmeni nga Saranda vetëdorëzohet pas dy vitesh në arrati (Emri)

9 Shkurt, 17:26| Përditesimi: 9 Shkurt, 19:56

  • Share

Është vetëdorëzuar sot në Komisariatin e Sarandës, biznesmeni Pando Papuçi 68 vjeç i cili ishte shpallur në kërkim prej 21 shkurtit 2022 për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”, lidhur me një pallat 7 katësh në hyrje të qytetit të Sarandës.

Ai u shpall në kërkim në kuadër të operacionit “Heshtja”, që çoi në pranga edhe 3 zyrtarë të Bashkisë Sarandë, mes tyre ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj për shpërdorim detyre.

Për të katër personat Prokuroria e Sarandës ka çuar çështjen në gjykim pak muaj më parë.

68 vjeçari  nga arratia kishte bërë kërkesë për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë. Kërkesë e biznesmenit, u refuzua pas 7 seancash.

B.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • poli: 09/02/2024 18:49

    rriheni qenin me thupra thane..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?