Pallati i ndërtuar pa leje

Në kërkim për ndërtim të paligjshëm, biznesmeni nga Saranda kërkon heqjen e masës së sigurisë nga arratia, i refuzohet pas 7 seancash

25 Mars 2023, 11:52| Përditesimi: 25 Mars 2023, 12:07

  • Share

Pando Papuci, biznesmenit 67 vjeçar nga Saranda, i cili prej mëse një viti është person në kërkim, i është refuzuar kërkesa për liri.

Vendimi është marrë të enjten 23 mars nga Gjykata e Sarandës, e cila ka rrëzuar kërkesën nga arratia të Papuciut për revokimin e masës së sigurisë “Arrest në burg”, vendosur ndaj tij në më mungesë në 21 shkurt të një viti më parë. Ajo që bie në sy çuditshëm është fakti se kjo kërkesë e biznesmenit, është refuzuar pas plot 7 seancash, 4 në muajin shkurt dhe 3 në muajin mars.

Papuci u shpall në kërkim pas operacionit “Heshtja” të Prokurorisë dhe Policisë së Sarandës, ku ra në pranga ish Drejtoresha e IMT në Bashkinë Sarandë Romina Pulaj për shpërdorim detyre ndërkohë që Papuci u akuzua për ndërtim të paligjshëm të një pallati 7 katësh.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/03/2023 00:05

    Dhelprave,baldosave,etj kur do t'i kapesh,u bllokon te gjitha vrimat e tunelet e strofulles me tym e materiale duke u lene vetem nje te hapur ku u ke zene prite,keshtu e do dhe ky.Shembjani pallatin se prifet per /dite me te mira/ dhe keni per te pare si do t'a nxjerre koken,por ve bast qe fshihet ne Greqi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?