VIDEO/ Kreu i një grupi kriminal fshihej në Tiranë, arrestohet 42-vjeçari nga Gjeorgjia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar

7 Shkurt 2023, 10:30| Përditesimi: 7 Shkurt 2023, 15:33

  • Share

TIRANË- Një 42-vjeçar nga Gjeorgjia është arrestuar në Tiranë, pasi ishte në kërkim për grabitje me armë. Ai fshihej në kryeqytet dhe përdorte pasaportë false me emrin e një ukrainasi.

Në pranga ka rënë 42-vjeçari Mindia Lavasogli (Goradze), i cili akuzohej si kreu i një grupi kriminal, me aktivitet kryesisht në krimet kundër pasurisë, në Gjeorgji dhe në vende të tjera. Mindia Lavasogli do të ekstradohet drejt Gjeorgjisë, pasi Gjykata e Kutaisi-t e ka dënuar me 12 vjet burgim, për veprat penale "Pengimi i veprimtarisë profesionale të gazetarit, kryer me anë të kanosjes", "Grupi kriminal" etj.

Lokalizimi i tij u bë përmes shkëmbimit të informacionit me homologët e Fast Mali i Zi dhe vijon bashkëpunimin për ekstradimin e tij në Gjeorgji.

 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?