Në kërkim për tentativë vrasje dhe grabitje, arrestohet shqiptari në Greqi

16 Nëntor 2023, 20:33| Përditesimi: 16 Nëntor 2023, 23:47

  • Share

Policia greke ka arrestuar një shqiptar të shpallur në kërkim për veprat penale tentativë vrasje dhe grabitje.

Ai akuzohet se ka kryer një grabitje të armatosur në një pikë karburanti në Spata të Athinës në datën 10 shtator të këtij viti, ndërsa në të njëjtën ditë qëlloi me armë në zonën Nea Makri ndaj një personi të cilin tentoi të grabisë por pa i shkaktuar plagë.

Sipas policisë helene, ai u arrestua prej forcave të ndërhyrjes së shpejtë të policisë në vendin e quajtur Vari në periferi të Athinës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?