Foto ilustruese

Në kërkim për falsifikim të pasaportave ose vizave, arrestohet 60-vjeçari! Prej kohësh ‘fshihej’ në Serbi

26 Tetor 2022, 17:12| Përditesimi: 26 Tetor 2022, 17:16

  • Share

TIRANË- Një 60-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim për “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave” është arrestuar ditën e sotme nga policia. Në pranga ka rënë Kreshnik Kastrati.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Tiranë me 8 muaj burgim, teksa së fundmi banonte në Serbi.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Kreshnik Kastrati, 60 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”, njofton Policia.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?