Në kërkim pasi mori 270 mijë euro nëpërmjet mashtrimit, arrestohet 53-vjeçari në Tiranë! I premtoi një vajze se do e bënte ortake të një agjencie turistike

12 Shtator 2023, 11:03| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 11:24

  • Share

TIRANË- Andi Alimehmeti, 53-vjeç është arrestuar nga policia pasi ishte dënuar nga gjykata e Apelit për ‘Mashtrim’.

Sipas policisë ai i kishte marrë një shtetasje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.   

53-vjeçari, banues në Tiranë, u arrestua në Pezë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.   

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Era: 12/09/2023 13:16

    Po si mund te japësh një shumë aq të madhe lekësh,pa noter?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?