Në kërkim nga SPAK, kush është Ervin Mata! Krushqi me Erzen Breçanin dhe lidhja e dikurshme me Elvana Gjatën! Truproja e tij vrau në 2018 mikun e Ervis Martinaj

21 Nëntor 2023, 10:54| Përditesimi: 21 Nëntor 2023, 11:52

  • Share

Mbrëmjen e 4 tetorit, 2018 në zonën e ish bllokut në Tiranë, për herë të parë u lakua publikisht emri i Ervin Matës tashmë në kërkim si pjesë e grupit kriminal prej 11 personash, mes tyre ish kryepolici Erzen Breçani, deri në atë kohë pak kush e njihte.

Mata së fundi, në krushqi me Breçanin, djali i të cilit i  ka marrë motrën për grua, në kërkim për vrasjen e Fabian Gaxhës në ambientet e lokalit “Monopol” u dorëzua në policinë e Tiranës pas 5 muajsh në kërkim.

Kur u pyet, ai tha se nuk kishte qëlluar dhe as nuk kishte parë se kush qëlloi në drejtim të viktimës, ndërsa ishte larguar nga frika. Vetëm dy ditë pas vetëdorëzimit, Gjykata e la me detyrim për t’u paraqitur dy herë në muaj në Prokurori e cila kishte kërkuar arrest me burg. Mbi Matën u ngritën akuzat e vrasjes së mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Konflikti ndodhi në kushtet kur në lokal ishin Ervis Martinaj dhe Eljon Hate ky i fundit i njohur edhe me emrin Esmeraldo, dhe 2 persona të tjerë të paidentifikuar, ndërsa diku më larg Ervin Mata, e dashura e tij Elvana Gjata, Fabio Alushi, Meviol Billo si dhe 2 të tjerë ende të paidentifikuar. Rreth orës 21.30 në lokal shkoi Fabian Gaxha truproja i Ervis Martinit. Sapo e ka parë Mata i ka kërkuar të sqarohen për një ngacmim që i kishte bërë të dashurës së tij, këngëtares Elvana Gjata dhe një vajze tjetër të showbizit.

Duke parë tensionin pronari i lokalit Redi Popesku i kërkoi Elvanës të largohet. Sherri nisi kur Fabiani u afrua dhe Mata e ka goditur disa herë me grusht duke e ulur në tokë. Më pas në ndihmë të Fabianit erdhën Ervis Martini dhe Eljon Hate. Ky ishte momenti kur nisi shkëmbimi i zjarrit mes palëve dhe çasti kur Meviol Bilo një ekspert i armëve të zjarrit, qëlloi mbi grupin rival duke vrarë Fabian Gaxhan dhe duke plagosur Ervis Martinin dhe Eljon Haten.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?