EMRI/ 26 vjeçari kapet në shtëpinë e tij në Durrës! Në Itali njihej si 'kumbari' mes mafias kalabreze dhe napolitane

6 Shkurt, 09:39| Përditesimi: 6 Shkurt, 21:05

  • Share

DURRËS- 26-vjeçari Kevin Kurti në kërkim për trafik droge nga Italia është arrestuar në Durrës ditën e sotme, 6 shkurt. Ai akuzohet nga autoritetet italiane si bashkëpunëtor për trafikim të lëndëve narkotike dhe ndaj tij është vendosur masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Sipas medieve italiane i riu është lokalizuar në shtëpinë e tij në Durrës dhe gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë. Nga mediet italiane i riu përshkruhet si ndërmjetës i kokave të trafikut të drogës, konkretisht si “arkitekti” i marrëveshjes mes grupeve kriminale të Napolit dhe Kalabrisë.

Pas arrestimit do nisin procedurat për ekstradimin e tij në shtetin fqinj. Ndaj 26-vjeçarit rëndon akuza “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

“Gjatë operacionit, në Durrës, u lokalizua, u kap dhe u arrestua provizorisht, për t’u ekstraduar në Itali, shtetasi i shpallur në kërkim ndërkombëtar K. K., 26 vjeç.

Autoritetet në Itali i kanë caktuar 26-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, sipas përcaktimeve të Kodit Penal të Italisë”, njoftoi sot policia.

Ora 15:35
U iku nga 'duart' karabinierëve në Itali po u kap në Shqipëri, del emri i 26-vjeçarit! Ndërmjetës i trafikut të kokainës, lidhja me 'kokat' e drogës napolitane e kalabreze

1707230240_7489fcbad40149b934249c6c535315411.jpg

Kevin Kurti 26-vjeç është emri i të arrestuarit sot në Durrës që ishte shpallur në kërkim nga Italia për trafik droge.

Sipas medieve italiane i riu është gjetur nga policia shqiptare në shtëpinë e tij në Durrës.

Më herët në nëntor 2022 - u bë i mundur arrestimi i Bruno Carbone, bashkëpunëtor i trafikantit më të njohur të drogës në Duba, Raffaele Imperiale.

Ndërsa sot përfundon arratisja e Kurtit. Ky i fundit konsiderohet si një trafikant i rëndësishëm kokaine por edhe ndërmjetës i trafikut të drogës.

 26-vjeçari konsiderohet “kumbari” rreth të cilit u rrotullua marrëveshja midis Simone Bartiromo - një element kryesor i organizatës dhe Sebastiano Romeo, një "furnizues" kalabrez kokaine të bardhë.

Gjatë arrestimit shqiptari nuk bëri rezistencë. Tani ai ndodhet në një burg shqiptar, në pritje të ekstradimit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?