Foto ilustruese

Në kërkim nga Interpoli, arrestohet shtetasi serb në Kosovë

29 Nëntor 2023, 09:11| Përditesimi: 29 Nëntor 2023, 09:12

  • Share

Policia e Kosovës ka arrestuar të martën (28 Nëntor) në Zveçan një shtetas serb nën dyshimin se ka kryer vepër penale kontrabandë mallrash, heqje apo dëmtim i vulave zyrtare.

Sipas policisë pas verifikimit ai ka rezultuar se është person i kërkuar nga INTERPOL-i.

“Fsh. Zhetkovc, Zveçan  10-11.11.2023 – 10:45. Më 28.11.2023 është arrestuar i dyshuari serb shtetas i Serbisë si i dyshuar lidhur me rastin. I njëjti lidhur me rastin pas intervistimit është liruar. Pas verifikimit i dyshuari ka rezultuar si person i kërkuar nga INTERPOL-i (nga autoritetet e Serbisë) dhe me urdhër të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?