Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet 31-vjeçari serb në pikën kufitare të Morinës

6 Tetor 2023, 11:06| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 11:09

  • Share

Një shtetas serb është arrestuar në pikën kufitare të Morinës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.

31-vjeçari serb D.S u arrestua me qëllim ekstradimi drejt Austrisë, pasi rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Vjena për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

‘Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi.

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.’’-njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?