Në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje në Poloni, arrestohet me qëllim ekstradimi polaku 28-vjeçar në Tiranë

17 Gusht 2023, 11:28| Përditesimi: 17 Gusht 2023, 11:38

  • Share

Një polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar për tentativë vrasjeje është arrestuar në një lokal pasditen e së mërkurës në Tiranë, me qëllim ekstradimi.

Bëhet fjalë për 28-vjeçarin polak Dominik Orloëski, i cili kërkohej prej kohësh nga drejtësia polake për tentativë vrasjeje të dyfishtë në Gdansk.

I riu, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht pranë një bar-i në Tiranë, ndërsa pritet për t’u ekstraduar në Poloni nga shërbimet e FAST Albania, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.

Prokuroria e Rrethit Gdansk, Poloni, i ka caktuar 28-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për tentativë vrasjeje, pasi më 10 mars 2023, në bashkëpunim me të tjerë, ka qëlluar disa herë, me armë zjarri, në drejtim të automjetit me të cilin po lëviznin 2 persona, për t’i vrarë ata. Si pasojë, njëri prej tyre është plagosur rëndë.

Po ashtu, Gjykata e Rrethit Gdansk, Poloni e ka dënuar Dominik Orloëski me 7 vjet burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, sulm dhe shkatërrim prone.

Nga ky dënim, 28-vjeçarit i duhet të kryejë më shumë se 5 vjet burgim.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me Interpol Varshavën, për ta ekstraduar 28-vjeçarin, drejt Polonisë.

 

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?