Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar për falsifikim dokumentesh, arrestohet në Morinë 50-vjeçari nga Serbia! Pritet ekstradimi drejt Gjermanisë

14 Tetor 2023, 10:53| Përditesimi: 14 Tetor 2023, 11:02

  • Share

Një 50-vjeçari nga Serbia është vënë në pranga në Morinë, pasi tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Gjermani, për falsifikim të dokumenteve dhe përvetësim të sendeve të vjedhura, kryer në formën e grupit kriminal. 

Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Berlin, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë, i kërkuar ndërkombëtarisht I. B., 50 vjeç, banues në Serbi.

"Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 50-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Berlin, për veprat penale "Falsifikimi i dokumenteve" dhe "Përvetësimi i sendeve të vjedhura”, kryer në bashkëpunim më shumë se një herë, në formën e grupit kriminal, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Gjermanisë", thuhet në njoftimin e policisë. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Gjermani, vijon procedurat për ekstradimin e 50-vjeçarit.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ndergjegja: 14/10/2023 11:11

    Shqiperia eshte bere konteineri i sigurt për krimin dhe korrupsionin .....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?