Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia austriake, në pranga 23 vjeçari me origjinë shqiptare në Spanjë

5 Janar 2021, 17:25| Përditesimi: 5 Janar 2021, 17:37

  • Share

I riu me origjinë shqiptare është arrestuar në Mortil të Spanjës, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia austriake për shkak se akuzohej për veprën penale “vjedhje”.

Sipas mediave, i arrestuari grabiste banesa të shumta me forcë. 

23 vjeçari është kapur nga policia në Mortil, ndërkohë që po udhëtonte edhe me shoqërimin e një njeriu tjetër, në një automjet me qira, teksa policia gjatë kontrollit ka gjetur edhe një armë.

Gjykata rajonale e Eisenstadt në Austri, është ajo e cila po gjykonte çështjen e të riut me origjinë shqiptare.

Shqiptari përveç se ishte i kërkuar prej kohësh nga policia austriake, kishte lënë një hetim të hapur edhe në Gjermani.

 

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenicë: 05/01/2021 19:38

    Vlonjët?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?