Foto ilustruese

Në kërkim ndërkombëtar nga Austria për vjedhje me armë, kapet në Morinë 25 vjeçari maqedonas

10 Janar 2021, 10:15| Përditesimi: 10 Janar 2021, 12:22

  • Share

Një 25 vjeçar maqedonas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria është kapur sot në Morinë.

R.M., 25 vjeç, banues në Shkup u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, ka lëshuar urdhër-arresti për 25 vjeçarin, për veprën penale "Vjedhje me armë".

Njoftimi i policisë:

Policia në bashkëpunim me Interpol Tiranën, vë në pranga një shtetas maqedonas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Arrestimi provizor i 25-vjeçarit, me qëllim ekstradimi.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të shtetasit R.M., 25 vjeç, banues në Shkup.

Shtetasi R.M., u ndalua në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar të Morinës, pasi gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Austria.

Gjykata e Vjenës, Austri, me vendim penal të datës 29.01.2018, ka lëshuar urdhër-arresti për këtë shtetas, për veprën penale "Vjedhje me armë".

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?