Foto ilustruese

Kosovari në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Morinë, pritet të ekstradohet në Itali (EMRI)

7 Janar, 12:10| Përditesimi: 7 Janar, 18:54

  • Share

Lirim Arifaj nga Kosova është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Italisë, për organizatë kriminale dhe emigracion të paligjshëm.

27-vjeçari, banues në Istog u arrestua në pikën kufitare të Morinës, informoi sot policia e Kukësit. 

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në dalje të vendit, rezultoi se 27-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane, pasi Gjykata e Triestes, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Organizatë kriminale" dhe "Emigracioni i paligjshëm”, sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Itali, vijon procedurat për ekstradimin e 27-vjeçarit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?