Ahmetaj në SPAK

Në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj nga arratia bën rekurs në Gjykatën e Lartë për heqjen e sekuestros ndaj 4 apartamenteve dhe 2 llogarive bankare

8 Nëntor 2023, 10:51| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 11:57

  • Share

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka bërë rekurs në gjykatën e Lartë ku kërkon lirimin e pasurive të sekuestruara nga SPAK në kuadër të hetimit për çështjen e incineratorëve. Në datën 6 nëntor, gjykata e lartë ka regjistruar padinë e avokatëve të Ahmetajt ku kërkohet heqja e sekuestros preventive mbi 6 pasuri nga të cilat 4 apartamente dhe 2 llogari bankare në shumën 124 300 euro.

Pasuritë në fjalë u sekuestruan me vendim të shkallës së parë të GJKKO i cili u la në fuqi edhe në gjykatën e apelit, pas arratisjes së Arben Ahmetajt në korrik të këtij viti. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka sekuestruar edhe vilat e ish-gruas dhe bashkëjetueses së Ahmetajt, në Palasë dhe Gjirin e Lalzit.

Ahmetaj u largua nga Shqipëria para se të firmosej urdhër-arresti dhe ende nuk behet me dije vendodhja e tij. Ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar prej 24 korrikut 2023, pasi akuzohet për “mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim, “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste, “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Prokuroria e posaçme po tenton të zbulojë vend-ndodhjen e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj përmes postimeve të bëra prej tij në rrjetet sociale pas arratisjes.

Në një dosje voluminoze të SPAK, për çështjen e incineratorëve, Ahmetaj akuzohet se me veprimet apo mosveprimet e tij ka ndihmuar biznesmenët Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri të fitojnë projektet për inceneratorët kundrejt përfitimeve monetare.

Ndërsa më 8 tetor u mor i pandehur për herë të dytë në mungesë për privatizimin e ish-ndërmarrjes shtetërore fabrikës “Buka.sha”. 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I.m: 09/11/2023 10:32

    Ka te drejt i shkreti i duhen leket me jetu ne arrati. Jeta ne arrati esht e shtrenjt, sidomos kur je me dashnore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?