Në karantinë në Çeki, çifti shqiptar: Djali në front, ne po bëjmë maska për fëmijët e vegjël (VIDEO)

18 Mars 2020, 19:38| Përditesimi: 18 Mars 2020, 19:40

  • Share

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi edhe në Çeki, ku qeveria ka vendosur karantinën me detyrim për të gjithë, ndërsa të moshuarit dalin vetëm në orarin 10:00-12:00 të ditës jashtë.

Një familje shqiptare që është zhvendosur prej disa vitesh në Ostrava rrëfen se situata është alarmante, ndërsa maskat janë me urdhër, që të përdoren me kufizim. Nisur nga kjo situatë, çifti shqiptar Aleksandër dhe Suzana Prifti nën tingujt e muzikës shqiptare tregojnë se po bëjnë maska për fëmijët çekë.

"Nuk jam rrobaqepëse, në karantinë kontribuoj për fëmijët e vegjël për të bërë maska. Janë 60 copë deri tani, Zoti i ndihmoftë të gjithë nënat dhe fëmijët e tyre" thotë Suzana.

Ndësa bashkëshorti i saj, Aleksandri thekson se djali i tij është doktor në grupin e mjekëve në frontin e parë të luftës me koronavirusin. "Në ndihmë të popullit çek, po përgatisim maska të thjeshta, për këdo që dëshiron ta vendosë për t'u mbrojtur nga spërklat e pështymës. Kam bërë 90 copë. Do i shpërndajë djali, doktor që është në grupin e mjekëve të spitalit dhe në shërbim të punonjësve" tha ai.


Lajmi kryesor:

‘Ju lutem qëndron në shtëpi’, mjeku shqiptar në Itali: Koronavirus rrezikon dhe të rinjtë, mos e neglizhoni


//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?