Në kampin PS s'ka më qetësi! Pas shkarkimit të Çuçit, SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt! Balla, Gjiknuri, Agaçi e Manja bashkë në vilën qeveritare

10 Korrik 2023, 14:43| Përditesimi: 10 Korrik 2023, 16:40

  • Share

Tashmë në kampin e PS-së nuk ka qetësi. Kur kaluan vetëm 4 ditë nga dhuna brutale që fisi Rraja ushtroi ndaj dy kushërinjve Maja, për shkak se ata ishin ankuar për guroren në pronësi të tyre në Borizanë që çoi në dorëheqjen e deputetit socialist Rrahman Rraja dhe të ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi një tjetër goditje u mor sot. SPAK i kërkon Kuvendit të hapë rrugën për arrestimin e deputetit Arben Ahmetaj një nga eksponentët e rëndësishëm të Partisë Socialiste.

Sekretari i Përgjithshëm, i PS-së, Damian Gjiknuri dhe sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Ëngjëll Agaçi janë takuar në vilën qeveritare në zonën e ish bllokut. Më pas takimit i është bashkuar kreu i grupit PS-së, Taulant Balla emri i të cilit është dërguar në presidencë për tu emëruar në postin e lënë bosh nga ministri i Brendshëm Bledi Çuçi, dhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja.

Takimi ka më shumë se një orë që ka nisur.

Ndërkohë më përpara në këtë vilë ka qenë dhe kryeministri Edi Rama i cili është larguar më pas.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi u shkarkua pasditen e 9 korrikut dy ditë pasi videoja që anëtarë të fisit Rrajat kishin filmuar dhunën barbare ndaj dy kushërinjve Maja u përhap në media.

Pikërisht këto tema duket që janë objekt diskutimi në vilën 30 që ndodhet në zonën e Ish Bllokut në Tiranë, informon gazetari i Report TV Ermal Qori. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?