Foto ilustruese

Ulen aksidentet rrugore, por rezulojnë më fatale! Në janar-shkurt 2021 rriten me 38% jetët e humbura në rrugë! Shkaktarë shoferët e moshave 25–34 vjeç

18 Mars 2021, 13:05| Përditesimi: 18 Mars 2021, 14:58

  • Share

TIRANË- Në 2 mujorin e parë të vitit 2021 ka pasur më shumë viktima se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Referuar të dhënave zyrtare të publikuara nga INSTAT, bëhet me dije se në janar-shkurt të 2021 kanë ndërruar jetë 40 persona, ose 11 më shumë krahasuar me 2020.

"Në muajin Shkurt 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 18 persona nga 12 persona të vdekur në Shkurt 2020. Në dymujorin e parë të vitit 2021, numri i të vdekurve është 40 persona nga 29 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të vitit 2020", njofton INSTAT.

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, më konkretisht në 81% të rasteve. Megjithatë, krahasuar me një vit më parë, INSTAT bën me dije se janë ulur aksidentet e kësaj moshe.

"Në muajin Shkurt 2021, aksidentet rrugore, në 81,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 31,6 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 10,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë", thuhet në shifrat zyrtare të INSTAT.

Tirana mban numrin më të lartë të aksidenteve të regjistruar gjatë muajit shkurt. Plot 38 aksidente janë regjistruar në kryeqytet gjatë kësaj periudhe, për t'u ndjekur nga Lezha, Fieri dhe Elbasani. Report Tv ka trajtuar më herët si temë shtimin të aksidenteve rrugore, ku sipas ekspertit një ndikim pa pasur edhe pandemia që ka rritur stresin.

Qytetet ku janë regjistruar më shumë aksidente rrugore

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?