Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë Italiane, gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi, për një total prej 35028 që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Sot numri i të shëruarve në Itali ishte 237 ndërsa numri i përgjithshëm i tyre ka shkuar në 196 483
Autoritetet e shëndetësisë raportuan gjithashtu se sot u regjistruan edhe 233 raste të reja pozitiv për një total prej 243.967
Aktualisht, rastet aktive në vend numërohen në 12.456, 17 më pak se dje
Në Rajonin e Lombardisë sot u regjistruan 3 viktima nga koronavirusi për një total prej 16 758 vdekje, si edhe 55 raste të reja të pozitivitetit Covid, shifër që e rrit në 95 371 numrin e të infektuarve që nga fillimi i emergjencës shëndetësore.
Gjithashtu në Lombardi pati edhe 140 të shëruar, për një total prej 71 172.
Lajmi kryesor: