Presidenti i FSHF-së Armand Duka

Në Itali e bëjnë të sigurtë ikjen e Rejës, Duka: S'kemi vendosur ende për trajnerin, asnjë negociatë me pasardhësin

1 Nëntor 2022, 16:23| Përditesimi: 1 Nëntor 2022, 16:41

  • Share

Nëntori është zyrtarisht muaji i fundit që e lidh me kontratë trajnerin Edy Reja me kombëtaren shqiptare. Për këtë dhe sidomos për daljen jashtë objektivit në Ligën e Kombeve tifozët kuqezi kanë kërkuar largimin e 77-vjeçarit. Madje këtë të martë mediat në Itali kanë shkruar me siguri se Luigi Di Biagio do jetë pasuesi i Edy Rejës, por ndryshe paraqitet situata në Shqipëri.

“Trajneri është në fuqi. Akoma nuk kemi ndonjë vendim dhe sinqerisht nuk kemi asnjë bisedë apo tratative më ndonjë trajner tjetër. Çdo lajm në lidhje me këtë çështje është abuziv. Nuk kemi ndërprerë marrëdhëniet me trajnerin aktual dhe Akoma nuk kemi filluar bisedimet me ndonjë trajner tjetër,"-u shpreh Armand Duka, president i FSHF-së.


Lajmi kryesor:

Në Itali e bëjnë fakt të kryer, Edy Reja largohet nga Kombëtarja kuqezi! Vjen një tjetër italian! Duka e mohon: S'kemi asnjë negociatë


Ne.k.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?