Elseid Hysaj

Në Itali e bëjnë të sigurt, Elseid Hysaj largohet nga Lazio

12 Prill, 15:14| Përditesimi: 12 Prill, 15:16

  • Share

Në Itali janë të sigurt se Elseid Hysaj do largohet nga Lazio. Ndryshimi i trajnerit ka bërë që mbrojtësi i Kombëtares të marrë minuta "me pikatore", çka do të thotë një ekip i ri për të në të ardhmen.

Vera është pranë dhe shkodrani i krahut të djathtë të mbrojtjes po studion mundësitë për një ekip të ri, teksa disa janë klubet e interesuara për të në Serie A.

"LazioNews" bën me dije se Tudor nuk e ka më në plane 30-vjeçarin që ka kontratë me bardhekaltërit deri në verën e 2025. Largimi i Sarrit, trajnerit që "e rriti" Hysajn sportivisht është faktori kryesor për një largim të shqiptarit.

Tanimë Hysaj këto muaj do duhet të përfitojë për minuta, pasi Euro 2024 me Kombëtaren është në prag dhe Sylvinho do donte që mbrojtësi të kishte minuta të mjaftueshme në këmbë.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?