Festivali Nona

Në gusht organizohet festivali ‘Nona’ në Përmet, u dedikohet të gjitha  gjysheve shqiptare

29 Korrik 2023, 09:59| Përditesimi: 29 Korrik 2023, 10:06

  • Share

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, u bënë të ftesë të gjithë shqiptarëve të jenë pjesë e festës së “Nonave”. Një festë që zhvillohet për të katërtin vit radhazi në Përmet, në datat 11, 12 dhe 13 gusht.

Kryeministri Rama, shkruan se kjo festë e veçantë u dedikohet gjysheve shqiptare.

“Mirëmëngjesi dhe me festën e veçantë “Nona” dedikuar gjithë gjysheve shqiptare që do të mbledhë edhe këtë vit në Përmet të mirat, të urtat, të dhembshurat me duar të florinjta që na kanë ëmbëlsuar jetën e zbukuruar kujtimet me glikotë, centrot, kulaçkat e rrëfenjat e tyre, ju uroj fundjavë të bukur”, deklaron Rama.

 Kultura artizane dhe gatimet tradicionale nga duart e gjysheve, do të jetë fokusi i “Festivali i Nonave” në qytetin e vogël të luleve në Përmet.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?