Lefkotheia Karasa dhe koteci që po ndërtonte

Drejtësi për nënën 82-vjeçare nga Narta, gjykata e shpall të pafajshme për kotecin e pulave

3 Nëntor 2022, 14:04| Përditesimi: 3 Nëntor 2022, 16:04

  • Share

VLORË-Ka përfunduar gjyqi ndaj Lefkothea Karasa, nënës 82-vjeçare nga Narta e Vlorës, e cila u përball me drejtësinë për ndërtimin e kotecit të pulave në oborrin e shtëpisë së saj. Gjykata e Vlorës vendosi pushimin e çështjes, për faktin se e moshuara ishte dënuar edhe më parë për ndërtim pa leje.

Lefkotheia Karasa jeton e vetme në një shtëpi dykatëshe në Nartë të Vlorës, ndërsa djemtë janë në emigracion. Shoqërimi në komisariat për ndërtim pa leje, u bë publik rreth një muaj më parë, ndërsa me lot në sy ajo tregoi në Report TV se e kishte gjetur halli në pronën e vet.

“Problemi është se më ra halli në pronën time, në tokën time që ma ka lënë vjehrri. Shtëpinë e kanë ndërtuar djemtë me punën në Greqi. Dy vite që është bërë dhe ka kushtuar shumë. Atje kishim një kasolle dhe duam ta bëjmë të madhe. Kotec për pula a ndonjë tjetër, çfarë të bëjmë duhet ajo...(ndërtesa). Asgjë si kam prishur asaj (komshies) ajo më ka prishur mua gardhin. Erdhi policia më mori mua me forcë. A ju kanë thënë për ta prishur? JO! Ne e kemi në tokën tonë. (qan)”.

Mësohet se prokurori kishte kërkuar dënimin me 3 muaj burg, por gjyqtari Enkel Peza vendosi të pushojë çështjen. Sipas avokatit të 82 vjeçares, Geron Gumbardhi nuk mundet që një person të dënohet dy herë për të njëjtën vepër penale, sepse e moshuara ishte dënuar edhe më parë për ndërtim pa leje, dënim që e ka kryer të konvertuar në shërbim prove.

Lefkotheia Karasa dhe koteci që po ndërtonte

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?