Bujar Nishani

Në gjendje të rënduar shëndetësore, ish-presidenti Bujar Nishani dërgohet për kurim më të specializuar drejt Gjermanisë

22 Prill 2022, 11:08| Përditesimi: 22 Prill 2022, 12:14

  • Share

Ish presidenti i Republikës Bujar Nishani për shkak të gjendjes së tij të rënduar dhe nevojës për trajtim me të specializuar mjekësor, është transferuar në një spital në Gjermani gjatë mëngjesit të sotëm.

Një ditë më parë u bë e ditur, se Nishani po trajtohej për një infeksion pulmonar post-COVID.

Rasti i Nishanit, rikthimi në spital pasi shërimit nga COVID, nuk është i pari, teksa shumë pacientë marrin trajtim edhe pasi janë shëruar nga virusi, për shkak të pasojave që lë në mushkëri.

Ora 16:49
Nishani në gjendje të rëndë shëndetësore, Meta: Lutem për kthim sa më parë pranë familjes

Presidenti Ilir Meta i uron shërim të shpejtë ish presidentit Bujar Nishani.

Mes personaliteteve të shumta ka reaguar pak më parë dhe Presidenti i Republikës Ilir Meta.

‘I uroj nga zemra shërim të shpejtë dhe shëndet të plotë Presidentit Bujar Nishani dhe lutem për kthim sa më parë pranë familjes së tij dhe në krye të angazhimeve të rëndësishme’ shkruan Meta në facebook ku ka ndarë dhe një foto me ish presidentin në ceremoninë e dorëzimit të detyrës.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxxxxx: 22/04/2022 16:46

    Shpetoi zagari,,,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?